fbpx

Çështje shpirtërore / Besimi

Nganjëherë jeta shpirtërore bëhet rruga së cilës i biem rrallë gjatë viteve studentore. Por, pikërisht në thellësitë shpirtërore lindin ato pyetjet që nuk na lënë të qetë. Pyetje, të cilat, po t`ua dimë përgjigjet, do t’i jepnin kuptim përmbushës jetës sonë. Në sinqeritin e zemrës, të gjithë i kemi bërë vetes nën zë këto pyetje: “Pse jam këtu?” “Cili jam unë?” “Pse kaq shumë vuajtje dhe padrejtësi në botë?” “Ç’kuptim kanë jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, shpresa dhe besimi, urrejtja dhe dashuria?” Mënyra se si zgjedhim t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve, do të përbëjë edhe burimin e një jete të jetuar me qëllim.

Ne kemi grupe të vogla studimi, ofrojmë materiale dhe mundësi për të diskutuar në një mjedis miqësor me bashkëmoshatarët tuaj për besimin, të vërtetën dhe Perëndinë.

Regjistrohu

 

[/vc_column]